Transmetuar më 05-11-2019, 10:31
Landi Muharremi (Rrumi), prokurori Ndoja

Kontrolle intensive nga policia me synim kapjen e autorëve të atentatit të pasdites së të premtes, ku mbeti i plagosur prokurori i Durrësit, Arjan Ndoj dhe dy të tjerë.

Gjatë natës së lënë pas dhe gjatë orëve të para të mëngjesit të së martës, nga ana e policisë është ushtruar kontroll në pesë qytete, në Tiranë, Durrës, Elbasan, Krujë dhe Fushë Krujë.

Kjo pas atentatit të ndodhur në afërsi të Sukthit, ku krahas prokurorit mbetën të plagosur edhe miku i tij Landi Muharremi dhe shoferi Andi Maloku.

Në banesat e disa personave të dyshuar janë gjetur armë dhe municione, si dhe janë shoqëruar mbi 15 persona.

Megjithatë nuk ka ende një emër për të shoqëruarit dhe nëse mes tyre janë autorët e ngjarjes.

Dyshohet se në shënjestër të atentatit të 1 nëntorit mund të ketë qenë ose prokurori, pse Landi Muharremi, i cili rezulton person me precedentë penal. Po ashtu mendohet se shkak për atentatin miund të jetë bërë konflikti për pronat. /a.y/noa.al/