Një avokado në ditë ul kolesterolin “e keq”, arsyeja pse mbron edhe nga kanceri
Transmetuar më 05-11-2019, 10:40

Një avokado në ditë është e mirë për shëndetin, zvogëlon kolesterolin e keq duke mbrojtur zemrën tonë dhe duke zvogëluar rrezikun e kancerit. Ky është përfundimi i arritur nga shkencëtarët të cilët shpjegojnë në detaje se cilat janë avantazhet e avokados dhe pse ka një efekt kaq të dobishëm në trupin tonë. Ja çfarë duhet të dini për përfitimet e avokados.

Për të arritur në përfundimet e tyre, ekspertët studiuan efektet e avokados në shëndetin e një grupi njerëzish me peshë normale dhe mbipeshë. Eksperimenti u nda në disa faza. Në fazën fillestare u analizuan nivelet e kolesterolit të pjesëmarrësve, të cilëve më pas u kërkua të ndiqnin një dietë që imitonte dietën mesatare amerikane për dy javë. Në fund të kësaj periudhe, nivelet e kolesterolit u rishikuan.

Në këtë pikë, pjesëmarrësit u ndanë në tre grupe: nga një grup u kërkua të ndiqnin një dietë me pak yndyrë, në një grup një dietë me sasi të moderuar të yndyrës me shtimin e yndyrnave të shëndetshme në sasi të ngjashme me ato që përmbajnë një avokado, dhe një grupi në vend të tyre u kërkua të ndiqte një dietë me nivele të moderuar yndyre dhe të hante një avokado në ditë.

Pas 5 javësh testimi, shkencëtarët vëzhguan përsëri nivelet e kolesterolit ‘të keq’ tek pjesëmarrësit dhe zbuluan se kjo ishte zvogëluar në mënyrë drastike tek ata që kishin ndjekur një dietë me nivele të moderuar të yndyrës dhe një avokado në ditë.

Si është e mundur? Le të bëjmë një hap prapa. Kolesteroli ‘i keq’ (LDL – lipoproteina me densitet të ulët) është ai kolesterol që lehtëson ruajtjen e yndyrës në arteriet, duke rritur kështu rrezikun e problemeve të zemrës. Por jo vetëm. Në të vërtetë, kolesteroli ‘i keq’ mund të çojë në stres oksidues, kur flasim për kolesterolin oksidues të LDL, dhe oksidimi nuk është i mirë për shëndetin: kur grimcat e kolesterolit oksidohen, ato mund të çojnë në një reagim që nxit arteriosklerozën dhe kancerin.

Dhe si funksionon avokado? Sipas ekspertëve, avokado përmban acide yndyrore të pangopura dhe përbërës të tjerë bioaktiv që kufizojnë këtë oksidim dhe që përgjithësisht ulin nivelin e kolesterolit LDL. Jo vetëm kaq. Avokado është e pasur me karotenoide, e rëndësishme për shëndetin e syve dhe lëndë ushqyese të tjera që përmirësojnë shëndetin tonë.

Si të hani avokado për të marrë më shumë përfitime? Ekspertët këshillojnë që ta shoqërojnë atë në një sallatë ose një salcë vegjetariane.

Shkurt, edhe një herë shkenca na tregon rëndësinë e ushqimit që ne ndjekim për të qenë më të shëndetshëm./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...