Transmetuar më 05-11-2019, 11:14

Historia e Mozzik dhe Loredanës është ndër më të komentuarat në faqet rozë, e cila mori fund para disa javësh. Këtë e konfirmoi vetë Loredana duke sqaruar se të dy kanë nevojë për pak pushim.

Më pas, reperja Loredana udhëtoi drejt Spanjës për të marrë pjesë në MTV Ema, ku u vlerësua me çmimin "Best Swiss Act". Aty nuk hezitoi të bënte një fotografi me yllin e futbollit, Cristiano Ronaldo.

Mozzik nuk reagoi aspak për këtë, por njoftoi se projekti ‘Dhelpën dinake’ që është publikuar në Youtube nuk është produkti i vërtetë. Reperi sqaroi se kënga e publikuar është një projekt që e ka krijuar në vitin 2012 dhe është krejtësisht nga ‘Dhelpën dinake’.

Kjo këngë do të publikohet me klip muzikor me 8 nëntor dhe thuhet se është dedikim për nënën e vajzës së tij, ish-partneren Loredana.