Transmetuar më 05-11-2019, 11:19

Një pikë karburanti ka shpërthyer paraditen e sotme në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15, në Portëz, ku dyshohet se si pasojë e një defekti teknik ka shpërthyer një depozitë gazi që furnizon automjetet me gaz.

Nga shpërthimi fatmirësisht raportohet nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes../b.l/noa.al/