Transmetuar më 05-11-2019, 12:12

Kushëriri i deputetit socialist, Rrahman Rraja, Redjan Rraja, i arrestuar për atentatin e kësaj të premteje ndaj prokurorit Arjan Ndoj dhe dy të tjerëve, u kap duke tentuar që të ikte në Mal të Zi.

Kapja e tij u bë bazuar nga gjurmët e ADN-së së gjetur në një nga maskat që u zbuluan brenda makinës së braktisur të atentorëve në fshatin Shkafanë.

Arrestimi i tij u bë në Shkodër, gjatë ditës së hënë, në tentavivë për tu larguar në Mal të Zi.

Gjatë ndalimit ai ka mohuar që të ketë gisht lidhur me ngjarjen. 34-vjeçarit i janë gjetur edhe dy celularë, të cilat cilësohen si provë kyçe për zbardhjen e ngjarjes.

I ndaluari rezulton se punon si dentist në Fushë Krujë ku ka një klinikë të tij, ndërkohë që herë pas here udhëtonte në Kanada.

Ai u akuzua për prishje provash, për shkak se ishte i pranishëm në tavolinë me Elton Çiçon, të cilin e në momentin e vrasjes së tij në 1 maj 2016. /a.y/noa.al/

Atentati ndaj prokurorit, arrestohet kushëriri i deputetit socialist