Transmetuar më 05-11-2019, 12:37

Për familjen e këngëtares Rezarta Shkurta, Viti i Ri vjen më herët. Këtë gjë e ka treguar vetë ajo, duke publikuar një video.

Në të shihet Rezarta me të shoqin Ermal Hoxha dhe vajzën e tyre Hera, duke rregulluar pemën e Vitit të Ri.

“Mbremja e djeshme në familjen tonë u mbyll kështu. Bebja jonë Hera e ka vitin e ri kur të dojë, mami dhe babi nuk ja prish.

Gjithashtu mbrëmë shprehëm dhe dëshirat, kuptohet unë dhe Ermali ju lutëm babagjyshit që Viti i Ri të na gjej me disa kilogramë më pak! Ishalla këtë herë i merr në konsideratë lutjen tonë”, shkruan Rezi.

Kujtojmë se prej afro një viti familja e Rezarta Shkurtës, është bashkuar, pas daljes nga burgu të Ermalit. /a.y/noa.al/