Transmetuar më 05-11-2019, 12:43

Punimet në “Arenën Kombëtare” vijojnë me intensitet të lartë për të qenë gati për këtë sfidë, biletat kanë dalë në shitje, janë shpërndarë ftesat, gjithçka duket gati, por ky investim ende nuk ka marrë zyrtarisht dritën jeshile nga UEFA.

Sfida testuese ishte parashikuar për të dielën e shkuar(3 nëntor) ndërsa ky test u s’postua për këtë të diele(10 nëntor).

UEFA mbetet në pritje të sinjalit përfundimtar pasi qeveria e futbollit europiane ka lënë të papërcaktuar se ku do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Francë.

Në axhendën e dy ndeshjeve të fundit në “Euro2020”, UEFA ka bërë publike të gjithë stadiumet ku do të luhen takimet, përjashtim bën vetëm Shqipëri-Francë, ndeshja kjo e vetme e lënë pa stadium.