Transmetuar më 05-11-2019, 13:01

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke komentuar arrestimin e sotëm të Redjan Rrajës, i afërmi i deputetit socialist Rrahman Rraja për atentatin ndaj prokurorit Ndoj, tha se kjo është në vazhdën e psohtërimit të PS, në vazhdën e poshtërimit të qytetarëve shqiptarë. Sipas Bashës, kjo tregon qartë se është një luftë mes bandave në pushtet.

“Është tregues i qartë i nevojës për ndryshim të menjëhershëm dhe zgjedhje të parakohshme. Në funksion të kësaj është dhe turi im që sapo kam nisur. Luftë e pastër mes bandave në pushtet”, u shpreh Basha.

Redjan Rrahja u vu në pranga nga policia pasi dyshohet të jetë një nga autorët e atentatit ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe dy të tjerë, shoferi Andi Maloku dhe Landi Muharremi, person me precedentë sipas bluve./b.l/noa.al/