Arrestimi për atentatin ndaj prokurorit, Rama: Do ti nxjerrim “ujë të zi”, krimit të organizuar
Transmetuar më 05-11-2019, 13:06

Kryeministri Edi Rama vlerëson punën e policisë për arrestimin e të dyshuarit për atentatin e 1 nëntorit ndaj prokurorit Arjan Ndoj dhe dy të tjerëve.

“Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit. Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda dhe masat speciale kundër KÇK-së”, shkruan Rama.

Ai thotë se do t’i nxirret “ujë i zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagohet frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që sipas tij, “Duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu. Deri në fund, zero tolerancë”.

Kushëriri i deputetit socialist, Rrahman Rraja, Redjan Rraja, u arrestua për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj dhe dy të tjerëve, duke tentuar që të ikte në Mal të Zi. /a.y/noa.al/

Atentati ndaj prokurorit, deputeti socialist flet për lidhjen me personin e arrestuar

Atentati ndaj prokurorit, kushëriri i deputetit socialist u arrestua duke ikur drejt Malit të Zi

Atentati ndaj prokurorit, arrestohet kushëriri i deputetit socialist

Loading...
Loading...