Këngëtarja e njohur shqiptare në zi, humb nënën: Dhimbje e thellë
Transmetuar më 05-11-2019, 13:46

Dita e sotme është mjaft e trishtë për këngëtaren e njohur Kaltrina Selimi, e cila ka humbur një prej njerëzve më të dashur për të.

Duke publikuar një foto të një imazhi të zi, ajo jep lajmin e hidhur për gjithë ndjekësit e saj.

Këngëtarja bën me dije se ka humbur të ëmën, si dhe njofton kohën e funeralit.

“Miq të dashur! Me dhimbje të thellë ju njoftoj se nëna ime e shtrenjtë ndërroj jetë.

Varrimi bëhet sot më 05.11.2019 në ora 14 në varrezat e Prishtinës”, shkruan këngëtarja. /a.y/noa.al/

Loading...
Loading...