Transmetuar më 05-11-2019, 14:30

Ai kishte humbur pa dashje unazën e tij të gdhendur me datën e martesës, ndërsa ishte duke kositur lëndinën në shtëpinë e familjes dhe fillimisht kishte menduar që herët a vonë ajo do të dilte diku, por me kalimin e viteve dhe pa asnjë gjurmë të objektit dha dorëheqjen për të mos e gjetur më atë.

Kjo është arsyeja pse emocioni i njeriut ishte shumë i madh kur, dyzet vjet më vonë, ai u gjend para të njëjtës unazë që u rishfaq nga toka e kopshtit. Është historia e lumtur e përfundimit të një burri të moshuar Australian, 72-vjeçarit Michael Hill, i cili së bashku me gruan e tij me të njëjtën moshë Kaye kishin kërkuar për atë unazë për vite me rradhë.

Për të zgjidhur problemin familjar kanë menduar fëmijët e çiftit, të cilët duke pasur parasysh pleqërinë e prindërve të tyre,  vendosuën të ribashkonin 72-vjeçarin me unazën e tij të dasmës duke punësuar një studiues të thesarit ekspert.

Në shtëpinë e çiftit në Tingalpa, në periferi të Brisbane, në Queensland, një ekspert në këtë lloj hulumtimi i cili me një detektor të fuqishëm metali ka pastruar kopshtin larg dhe gjerë, duke arritur më në fund të gjejë unazën pas njëmbëdhjetë orë kërkime të ndara në dy ditë pune. Një surprizë emocionuese për çiftin që festojnë 50 vjet martesë vetëm vitin e ardhshëm.

"E gjeta në një zonë tjetër nga vendi ku më kishin treguar. Ishte shumë emocionuese, për mua është një pasion të ndihmoj kthimin e gjërave te njerëzit, madje edhe më emocionuese sesa të gjesh monedha ose objekte të lashta," tha studiuesi Jual Butler./b.l/noa.al/