Transmetuar më 05-11-2019, 14:46

Duhet të ishte një bast si lojë me një shokun e tij, por përfundoi në tragjedi. Një burrë në Indi, gjeti vdekjen në tentativë për të ngrënë 50 vezë.

Pasi hëngri vezën e 42-të ai humbi ndjenjat dhe gjeti vdekjen. 42-vjeçari Subhash Yadav, kishte shkuar në treg në distriktin e Jaunpur të Uttar Pradesh, me një mikun e tij për të marrë vezë, kur mes tyre lindi sfida.

Kishin vënë bast se nëse 42-vjeçari do të hante 50 vezë, miku i tij do i jepte 2 mijë rupie, ose rreth 25 euro për secilën,

Miku i tij lajmëroi ndihmën e shpejtë me urgjencë dhe më tej u transportua në Sanjay Gandhi Post Graduate Institute of Medical Sciences, por pavarësisht tentativave të mjekëve për ti ardhur në ndihmë, gjeti vdekjen pak orë më vonë. /a.y/noa.al/