Transmetuar më 05-11-2019, 16:14

Një person i pajetë është gjetur në rrethana të paqarta pranë një karburanti në Fier.

Policia shkoi në vendngjarje dhe nga të dhënat e para mësohet se personi që u gjet i pajetë ishe moshuar, por ai ende nuk është identifikuar.

Dyshimet e para flasin për një vdekje natyrale ndërsa trupi i pajetë i tij është transportuar për në morgun e qytetit të Fierit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e identitetit të personit, si dhe shkaqet e vdekjes së tij./NOA.al