Transmetuar më 05-11-2019, 17:04

Prej një muaji, pas lajmit që u bë publik në media dhe qarkulloi me shpejtësi për këngëtarin e njohur të muzikës tallava në Shqipëri, Muharrem Ahmeti, i cili u shtrua me urgjencë pas një ataku kardiak.

Nuk është mësuar asnjë lajm i ri, lidhur gjendjen e tij më të fundit.

Duket se këngëtari e ka kaluar rrezikun dhe po bën plane për t’iu rikthyer karrierës muzikore.

Ai madje ka nisur të postojë në rrjetet sociale.

Miku i tij i ngushtë Kristian Xhaferraj lajmëroi fansat nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale një muaj më parë, ku zbulonte se Muharremi është në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e një ataku në zemër.

Këngëtari është bërë i gjallë në Instagram. Para disa ditësh ai ka risjellë këngën e Elvana Gjatës "Tavolina e mërzisë" dhe e ka publikuar edhe në Instagram, duke marrë shumë komente, si për këngën, ashtu edhe për gjendjen e tij shëndetësore./NOA.al