Transmetuar më 05-11-2019, 17:37

Ndalesa e radhës e kryedemoratit Lulzim Basha, në vijim të turit në gjithë vendin, ishte Korça, ku ai zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë.

Basha e nisi fjalën e tij duke komentuar atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, autori i të cilit sipas tij është pjesë e pushtetit.

“Po vij nga Tirana dhe ka patur një tjetër skandal. Është zbuluar një nga autorët e atentatit mafioz dhe është pjesë e pushtetit. Është luftë bandash për të vjedhur më shumë, është lajm i rëndë. Është një gjendje depresioni”, ka thënë Basha, duke iu referuar arrestimit të Redjan Rrajës.

Kreu i opozitës shtoi se këto atentate po ndodhin për shkak se ka luftë mesa bandave se kush të vjedhë më shumë.

Përpara të rinjve, Basha tha se e ka nisur këtë tur me ta pasi qeveria i ka harruar dhe dita-ditës vendi po zbrazet. /k.k/noa.al/