Transmetuar më 05-11-2019, 18:28

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, sipas të cilit një natë më parë ka pasur të shtëna me armë zjarri në Kamëz.

“Në Kamëz kërcet revolja nga i forti i kromit”, shkruan Berisha në Facebook.

Ai vijon se protagonist i kësaj ngjarjeje ka qenë Dorjan Gjika, një nga biznesmenët e kromit në Bulqizë.

Mesazhi i Berishës:

Përshëndetje Z.Berisha. Jam një qytetar i Kamzës. Mbrëmë në orën 23:00, plas pistoleta te kryqëzimi i Kamzës dhe personi që gjuajti është Dorjan Gjika, i forti i kromit në Bulqizë, duke pasur lidhje të ngushtë me shefin e Komisariatit të Kamzës. Pak minuta pasi gjuajti, erdhi policia, por kur e morën vesh kush është nuk bënë asnjë ndërhyrje. Ne jetojmë në një qytet ku mafia bën terror në mes të qytetit.