Transmetuar më 05-11-2019, 18:45

Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke pasi u kap duke shpërndarë drogë në Korfuz.

Mediat e vendit fqinj raportojnë se shqiptari solli në mënyrë sistematike sasi të mëdha hashashi nga vendlindja dhe ia shiti në Korfuz një shqiptari të ri.

Drogën ai e shpërndante me një motor. Gazeta “Prototema” shkruan se ai u arrestua në momentin që po shpërndante lëndën narkotike.

21-vjeçari u dërgua në Prokurorinë Penale të Korfuzit, që e ndoqi penalisht për import, ruajtje dhe trafik të drogës dhe urdhëroi ndalimin e tij. /k.k/noa.al/