Haradinaj flet për taksën ndaj Serbisë: Gabim nëse do hiqej pa njohjen e Kosovës
Transmetuar më 05-11-2019, 20:32

Ramush Haradinaj e quan të papranueshme nëse taksa e vendosur ndaj mallrave serbe do të hiqej pa njohjen e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës ende në detyrë Ramush Haradinaj, tha se një lëvizje e tillë do të ishte gabim, teksa e cilësoi vendosjen e taksës të dobishme për ekonominë e Kosovës dhe konsolidimin e shtetit.

“Unë e pëlqej idenë e reciprocitetit, por nuk duhet të ketë implikim në taksë, le të mbetet taksa, sepse me Serbinë ky është një dënim. Të vendoset reciprociteti për aspekte të tjera, sepse ka edhe aspekte të tjera.

Mirëpo, nuk e kuptoj pse duhet hequr taksa. Pra, habitem me qëndrimin e kujtdo që i kthen mallrat serbe ose e pushton Kosovën ekonomikisht nga Serbia pa e marr njohjen. Është një gabim kapital politik dhe kushdo që shkon asaj rruge do të bëjë gabim të madh, vendit dhe proceseve”, deklaroi Haradinaj. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...