Transmetuar më 05-11-2019, 21:00

Reperi MC Kresha pritet të kurorëzojë dashurinë e tij shumë shpejt.

Që MC Kresha ka të reja në jetën private, kjo dihet prej muajsh. Përgjatë verës u përfol se reperi do të kurorëzojë dashurinë në shtator teksa më pas dyshimet u shtuan edhe nga prania e Kreshës krah një bjondeje misterioze në një prej restoranteve në Shqipëri me rastin e ditëlindjes.

Por, cila është e vërteta? Prive.al ka arritur të mësojë se reperi i njohur është prej muajsh në lidhje me një vajzë të quajtur Erzina dhe shumë shpejt do e çojë lidhjen në një tjetër stad.

Kresha është bashkë me Erzinën tash e një kohë dhe do të kurorëzojnë dashurinë në muajin Dhjetor. Madje, çifti e ka caktuar edhe datën për eventin’ – shkruan Prive duke cituar një burim.

Të njejtat burime të kanë zbuluar se kurorëzimi i dashurisë mes çiftit është planifikuar tejet privat dhe me një rreth të ngushtë.