Transmetuar më 06-11-2019, 09:35

Giovannino lindi në gusht të këtij viti në Sant’Anna në Torino, Itali, por ai kurrë nuk u kthye në shtëpi me prindërit e tij dhe katër muajt e fundit i ka kaluar ditët e tij në spitalin në Piemonte.

Prindërit e tij, e braktisën atë menjëherë pas lidnjes pasi zbuluan se ai vuante nga sëmundja, ikthoza Arlecchino.

Një sëmundje që e bën lëkurën të rritet shtatë herë më shpejt se zakonisht, duke i detyruar ata të qëndrojnë larg rrezeve të diellit, si dhe shkakton vështirësi serioze në frymëmarrje dhe deformime të fytyrës.

Në dy muaj ai do të detyrohet të largohet nga Sant’Anna (ligji parashikon që spitali mund të marrë përgjegjësinë e një të porsalinduri vetëm deri në muajin e gjashtë). Por patologjia që e goditi, kërkon ndihmë të vazhdueshme dhe për momentin askush nuk doli i gatshëm për ta adoptuar.

Sëmundja përfshin mungesën e elasticitetit të lëkurës, e cila menjëherë pas lindjes bëhet e trashë dhe e ashpër, duke u copëtuar në pllaka të mëdha katërkëndëshe dhe duke e bërë të vështirë frymëmarrjen dhe lëvizjen.

Fëmijët me Harlequin Ittosis në përgjithësi nuk mbijetojnë për një kohë të gjatë, pasi organet e tyre nuk zhvillohen siç duhet dhe lëkura e tyre nuk është në gjendje t’i mbrojë ata nga infeksioni.

Është një patologji aq e rrallë sa që nuk përfshihet gjithnjë në listën e ikthitozës: statistikat kanë treguar që prek një të porsalindur në një milion./b.l/noa.al/