Transmetuar më 06-11-2019, 11:55

Duke folur në takimin me qytetarët dhe bizneset që kanë gjetur zgjidhje në platformën ‘Shqipëriaqëduam.al’, kryeministri Rama i është kthyer edhe një herë tek ajo që e ka cilësuar KÇK (Kap ç’të kapësh).

Sipas Ramës me anë të një ligji special do të ndërmarrë masa speciale ndaj anëtarëve të sistemit të drejtësisë që nuk e kanë kaluar ende vettingut dhe që shfrytëzojnë rastin pasi e dinë që do të shkarkohen.

Rama ndër të tjera ka thënë çdo gjë që ata e kanë fituar në mënyrë jo korrekte nuk do ta gëzojnë. Sipas tij, do të këtë masa të rrepta ndaj anëtarëve të këtij grupi, që sipas kryeministrit janë kthyer si një organizatë grabitqare e veshur me petkun e ligjit.

“Sot është e vështirë të mendosh të shkosh në gjykatë për të zgjedhur problemin. Shumë nga ‘xhakajdurët’ që janë në sistem dhe që e dinë vetë që nuk e kalojnë filtrin e vettingut janë lëshuar KÇK. Është organizata më e rrezikshme kriminale që vepron sot në Shqipëri. Kjo është e veshur me ligj dhe vepron si organizatë grabitësish ordiner.

Po bëhemi gati që paralelisht me një ligj special për ta çuar luftën krimit të organizuar në një nivel të lartë, ne do të çojmë në Parlament masa speciale ndaj anëtarëve të KÇK. Më herët se vonë do të shihen në praktikë rezultatet e një ofensive frontale që qeveria do të ndërmarrë qoftë ndaj krimit të organizuar qoftë ndaj KÇK”, ka thënë Rama.

Më tej Kryeministri Rama ka deklaruar se nga 1 janari do të fillojë aplikimet online në çdo institucion shtetëror në mënyrë që të shmangen radhët e pritjes nga qytetarët dhe subjektet. Rama dha një rast konkret duke thënë se regjistrimi në QKB nuk do të bëhet më me prani fizike të vetë personit por online.

“Më mira e mira është që institucionet të funksionojnë kështu. Ne kemi zgjedhur këtu rrugë dhe po përgatitemi për një hap tjetër të rëndësishëm. Duke kaluar në një sistem të përgjithshëm për të bërë të detyrueshëm aplikimin online për një numër shumë të madh shërbimesh. për të mos patur më radhë. Shpresoj ta nisim nga 1 janari.

Çdo institucion shtetëror do të jetë i detyruar që të bëjë online për ato shërbime që u nevojiten ndërmarrjeve apo qytetarëve. Do të heqim regjistrimin në QKB me prani fizike. Aty bëhet radhë për të aplikuar. Por tashmë do ta heqim çdo aplikim do të bëhet online. Kjo do të përfshijë platformën si një mënyrë monitorimi. Aplikimet do të kenë datë. Kjo do të lehtësojë shumë njerëzit për të marrë një shërbim." tha Rama ndër të tjera./b.l/noa.al/