Transmetuar më 06-11-2019, 13:48

Në kopertinën e re të dhjetor 2019 – janar 2020 të "Harper’s Pazar", aktorja Angelina Jolie shfaqet me një tyl transparent, duke guxuar më shumë e duke treguar se tashmë ka hyrë në një kapitull të ri të jetës së saj.

44-vjeçarja po gjen një rrugë të re në këtë fazë të jetës së bashku me fëmijët e saj, ndonëse për ta problemet nuk kanë të ndalur.

Përherë një nënë e përkushtuar për fëmijët e saj, Angelina Jolie e ka kaluar këtë periudhë me betejën për kujdestarinë, e cila nuk ka mbaruar ende.

Ajo ende nuk është plotësisht e përgatitur t’i japë Brad kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve, ndaj në këtë kohë, aktorja është gjithë kohën nëpër seanca gjyqësore.

Ndërsa marrëveshja e tyre ende nuk është konkrete, Angelina nuk do ta ndalojë dot Brad të ndajë kujdestarinë e përbashkët. Megjithatë, thuhet se Angelina, për shkak të Brad, është e detyruar të shkojë bashkë me fëmijët ku është edhe aktori.

Të paktën kështu është shprehur ajo në intervistë: “Tani për tani, më duhet të vendosem atje ku edhe babai i tyre vendos të jetojë”, – ka thënë aktorja.