Transmetuar më 06-11-2019, 14:08

Dy të rinj me sindromën Dawn kanë mundur të përjetojnë dashurinë e tyre të pastër falë nënave të tyre. Po flasim për Nick dhe Gabin, të cilët i takuam falë një video që u bë virale, e publikuar nga nëna e Nick në Facebook.

Nick do të merrte surprizën më të bukur të jetës së tij, por ai nuk e dinte atë. Ai po qëndronte para një shkalle lëvizëse kur befas shfaqet Gabi, dashuria e jetës së tij.

E gjitha filloi ca kohë më parë në një konferencë në Trisomy 21 ku Nick dhe Gabi, të dy që vuanin nga Sindroma Dawn, u takuan dhe u dashuruan me shikim të parë.

Por pas asaj dite ata nuk e panë më kurrë njëri-tjetrin dhe ishin në gjendje të ruanin një marrëdhënie në distancë të gjatë falë një komunikimi në Facebook.

Por kur nostalgjia dhe malli për njeri- tjetrin u bë e padurueshme, nënat e tyre u dhanë surprizën më të bukur në jetë. Shihni videon për tu njohur me reagimin e Nick kur takon Gabin dhe për të përjetuar edhe ju pak nga emocionet e bukura bashkë me ta./b.l/noa.al/