Transmetuar më 06-11-2019, 15:04

Zv/kryetari i LSI-së Luan Rama ka ndarë sot me ndjekësit në rrjetin e tij social Facebook foton me aktoren e mirënjohur shqiptare, Tinka Kurti.

Në postimin e tij Rama shkruan se Tinka Kurti është e papërsëritshme; mrekullisht imponuese në madhështinë e artit që na ka falur.

“Me më të mirën, Tinkën tonë…Tinka Kurti është thjeshtë e papërsëritshme; mrekullisht imponuese në madhështinë e artit që na ka falur dhe mirësisë emblematike që mbart e rrezaton me dashurinë dhe bujarinë e zonjës së madhe e fisnike të skenës së teatrit dhe filmit shqiptar.

Jam lumturisht i privilegjuar që kam patur fatin ta takoj e ta njoh në Shkodër 32 vjet më parë, e i mrekulluar që e takova sërish në ditëlindjen e shtatëdhjetë të teatrit “Migjeni”, aty ku zonja Tinkë është emblemë krenarie”, shkruan Luan Rama./b.l/noa.al/