Transmetuar më 06-11-2019, 15:59

Kryeministri Edi Rama, kohët e fundit, është parë të lërë mjekër.

Pas gjashtë vitesh në pushtet, në një kohë kur mandatit të tij të dytë po i vjen fundi, faqet pranë Partisë Socialiste në rrjetet sociale, janë duke bërë një krahasim mes tij, dhe Ismail Qemalit, kryeministrit të parë shqiptar.

Ismail Qemali, i cili ngriti flamurin në Vlorë më 28 Nëntor 1912, mbetet figura politike dhe historike më e vlerësuar e kombit tonë në mbi 100 vjet shtet.

Politikanë të tjerë që kanë drejtuar Shqipërinë dhe kanë pasur në dorë fatet për ndryshimin e vendit tonë kanë qenë edhe Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Sali Berisha dhe Fatos Nano.

Kryeministri aktual, sipas faqes "Rilindja" në rrjetet sociale, është krahasuar me Ismail Qemalin, nisur edhe nga imitimi që Rama po i bën babait të kombit, duke shkruar: – "Dhe me këtë foto që vërteton se historia përsëritet një herë në 100 vjet, ju uroj një ditë të mbarë."/NOA.al