Transmetuar më 06-11-2019, 16:00

Një anije e bllokuar mes shkëmbinjve mbi kaskadën e Niagarës prej më shumë se një shekulli, u tërhoq nga erërat e furishme dhe shiu intensiv.

Kushtet e këqija klimatike të së premtes së kaluar, e shtynë anijen larg nga shkëmbinjtë ku ishte bllokuar në kaskadën kanadeze.

Në një video të prodhuar nga Niagara Parks Commission , zyrtari i saj, Jim Hill, tha se anija u rrotullua në njërën anë.

Tërheqja e anijes në breg nuk është marrë asnjëherë në konsideratë, pasi cilësohet shumë pak e sigurtë. Aktualisht stafi i Niagara Parks, po vijon me monitorimin e situatës. /a.y/noa.al