Transmetuar më 06-11-2019, 16:11

Janë shtuar rojet private për sigurinë e studenteve në fakultetet e UT.

Në një sallë të ish-mensës së Qytetit Studenti u zhvillua mësimi i studentëve të Fakultetit Ekonomik, dega Financë, ku u futën në auditore edhe disa persona të panjohur.

Personat në foto, që janë identifikuar nga policia, janë prezantuar si pjesë e një grupi tjetër studentësh, dhe më pas kanë nisur të ngacmojnë vajzat, duke bërë që mësimi të dalë jashtë kontrollit. Pas grindje me djemtë e grupit të studentëve, që më pas degjeneroi në një konflikt fizik.

Nga konflikti tre studentë përfunduan në spital.

Si rrjedhojë, Fakulteti i Ekonomisë pas konfliktit ka marrë masa. Në ambjentet e përkohshme, te auditorët e ish-mensës te Qytetit Studenti, sallat e seminareve në Rezidencën e Qytetit Studentit dhe auditoret e godinës “Iliria”.

Për arsye sigurie, studenti do të lejohet të hyjë në këto ambjente vetëm kur paraqet Kartën e Studentit të Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës.

Nuk do të jetë më një roje sigurie private por dy të tillë.

Si dhe është shtuar një punonjës i Administratës së Fakultetit, i cili do të jetë prezent në këto godina prej orës 8 të mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes, që studentët të adresojnë problemet. /NOA.al