I rrëmbyen burrin dhe 4 fëmijët, nëna shqiptare ende shtron bukën për 6 vetë. Plas “lufta” me serbët në rrjet
Transmetuar më 06-11-2019, 16:52

Kjo grua që shikoni në foto është Ferdonie Qerkezi. Ajo është një nënë e vuajtur shqiptare që jeton në Gjakovë të Kosovës.

Prej 20 vjetësh ajo i ka caktuar vetes një mision: Të gatuajë dhe shtrojë vaktet e bukës për të gjashtë. Anipse ajo është e vetme.

Sepse burrin dhe katër fëmijët e tyre, nuk i ka më.

Prej dy dekadash janë zhdukur, pasi u rrëmbyen nga serbët.

Ishte një vit i tmerrshëm ai i 1999, teksa më 27 mars të atij viti, Ferdonie nisi kalvarin e vuajtjeve të saj.

Një grup militarësh serbë zbarkuan në Gjakovë dhe nisën atë që dinin ta bënin më mirë: Të shkaktonin vuajtje dhe dhimbje pa fund te familjet shqiptare që jetonin në trojet e veta.

Atë fillim pranvere, një grup i armatosur ushtarak serb hynë në shtëpinë e familjes Qerkezi dhe rrëmbyn burrin e shtëpisë bashkë me katër djemtë, më i vogli 14 vjeç.

Kohë më vonë, u gjetën të vdekur në një varr masiv, dy prej djemve të rrëmbyer.

Burri dhe dy djemtë e tjerë, edhe sot e kësaj dite ende nuk janë gjetur.

Artan Korenica është një fotograf i njohur që ka shkuar në shtëpinë e Ferdonies në Gjakovë. Ai fiksoi në celuloid këtë pamje teksa e gjora shtron bukën për të gjashtë.

Artani thotë se të 5 meshkujt e familjes janë vrarë nga serbët. Por tre prej tyre, as që dihet ku ndodhen.

Ferdonia është shumë e pikëlluar. Ajo ka vendosur që ta bëjë jetën pikërisht kështu: Duke pritur e pritur që dikush nga meshkujt e jetës së saj të rikthehet.

Ndaj çdo gjë në shtëpi është ashtu si 20 vjet më parë, ditën që ata u rrëmbyen. Çdo gjë në vendin që ishte, e paprekur. Dhe për më tepër, vakti i bukës, i shtruar përherë për të gjashtë.

Një dhimbje e cila ka provokuar dënesë në rrjetin social Facebook ku Korenica publikoi foton.

Por mes komentuesve, spikati njëri, Ivan Milutovic, i cili provokoi shqetësim me komentin dhe pasoi në dënimin nga shumë shqiptarë, të xhestit të tij, siç e shihni këtu. /noa.al/

Loading...
Loading...