Transmetuar më 06-11-2019, 17:15

Shiu i dy ditëve të fundit ka sjellë edhe përmbytjet e para.

Mjaftoi sot një stuhi me reshje të shumta shiu dhe ere, duke përmbytur rrugët e qytetit të Durrësit, që janë bërë të pakalueshme, si për makinat, ashtu edhe këmbësorët.

Situata më problematike paraqitet te kryqëzimi i stadiumit "Niko Dovana", apo rreth-rrotullimi tek ‘Stacioni i trenit’, si dhe shëtitorja "Taulantja".

Po ashtu probleme ka pasur edhe në disa lagje të këtij qyteti, ndërkohë që edhe disa qytete të tjera si Laçi dhe Lezha kanë pasur probleme të ngjashme me përmbytjet./NOA.al