Transmetuar më 06-11-2019, 17:39

Gjashtë shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet spanjolle në një operacion të posaçëm, i koduar “Saksia”.

Bëhet e ditur se ata ishin pjesë e një grupi trafikiantësh droge, dhe administronin një magazinë tre mijë metra katror në Alikantes.

Aty ata kultovonin lëndë narkotike kanabis sativa, ndërsa droga do t’u sillte gjysmë million euro përfitime.

Shqiptarët dhe një spanjoll, kishin organizuar gjithçka thuajss në mënyrë perfekte, me qëllim që të mos binin në sy nga autoritetet.

Ata mbanin zonën nën vëshgim duke shërbyer me turne, si edhe kishin instaluar sensorë për të evidentuar çdo prani të huaj.

Policia spanjolle arriti të sekuestrojë një sasi prej 74 kilogramë kanabisi, 1 mijë e 300 euro dhe mjete të tjera. /k.k/noa.al/