Personi i ekzekutuar në Dukagjin, komisioner i PS në zgjedhje
Transmetuar më 06-11-2019, 17:44

Një krim i rëndë u shënua mesditën e kësaj të mërkure në Dukagjin, ku një person u vra me armë zjarri pranë shtëpisë së tij në fshatin Sumë.

43-vjeçari Gjergj Krygja, kishte shkuar në fshatin e lindjes për të mbledhur zairetë e dimrit, ndërkohë që prej kohësh jetonte në Koplik.

Mësohet se viktima ka qenë edhe komisioner në zgjedhjet vendore të vitit 2015, duke përfaqësuar Partinë Socialiste, por pista e motiveve politike përjashtohet nga policia.

Aktualisht uniformat blu po bëjnë krehjen e zonës ku ndodhi krimi, me synim vënien në pranga të të dyshuarit.

Një nga pistat ku dyshohet, është ai i konfliktit për shfrytëzimin e pyjeve për prerjen e drurëve, pistë e cila po hetohet. /a.y/noa.al

Ekzekutimi në Dukagjin, viktima ishte kthyer në vendlindje për të mbledhur prodhimet e dimrit

Vrasje me armë zjarri në Dukagjin të Shkodrës

Loading...
Loading...