Transmetuar më 06-11-2019, 17:57
Basha gjate takimit ne Shkoder

Në takimin e pasdites së sotme “Rrugëtimi për Shqipërinë”, në Shkodër, kryedemokrati Lulzim Basha, komentoi atentatin e 1 nëntorit ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji.

Ai tha se atentati u bë për shkak të cenimit të interesave të qeverisë.

Shefi i opozitës deklaroi se Edi Rama vuri në Shkodër, një person që e kapte dekriminalizimi, të njëjtën gjë bëri edhe në Vorë dhe Vaun e Dejës.

Sipas tij, shqiptarët shkëlqejnë kudo, ndërsa qeveria zgjedh kriminelët në krye.

“Po ashtu, ndodhi edhe me një prokuror, të cilin edhe ne e kemi denoncuar për lidhje me krimin, që kur preku interesat e tyre, i treguan kallashin. Beteja bëhet për tokat në Gjirin e Lalëzit, ku bandat qeveritare luftojnë me kallash e nuk lejojnë askënd t’i prekë në interesa”, u shpreh Basha.

Ai nënvizoi vendosmërinë për të çuar përpara betejën kundër padrejtësisë, duke shtuar se kemi një qeveri që zhgërryhet në drogë dhe krim, ndaj dhe duhet ndryshimi.

“Të huajt nuk vijnë të investojnë se këtu iu thonë: hajde se të rreh Rrumi dhe të tjerët. Prandaj nuk vijnë. Investimet e huaja të vetme janë ato të ardhura para 8 vitesh”, deklaroi ndër të tjera lideri i opozitës. /a.y/noa.al

Basha tregon cilësinë që e dallon nga politikanët e tjerë: Është gjëja më e rëndësishme