Transmetuar më 06-11-2019, 18:06

Barcelona po kalon momente të vështira.

Humbja ndaj Levantes në fundjavë, në La Liga, si dhe barazimi në mesjavë në Champions League ndaj Slavia Pragë, kanë shtuar polemikat për largimin e trajnerit.

Ernesto Valverde i ka orët e numëruara në stolin e Barcelonës.

Në rast se situata nuk do të ndryshojë duke filluar që nga ndeshja e ardhshme e kampionatit spanjoll, trajneri i Barçës rrezikon shkarkimin.

Mediat spanjolle raportojnë se presidenti Josep Maria Bartomeu ka vendosur tre emra në listën e tij që shikohen si pasues të Valverdes. Dy janë holandezë dhe bëhet fjalë për trajnerin aktual të Holandës, Ronald Koeman, dhe tjetri është tekniku i Ajax, Erik ten Hag.

Koeman ka luajtur me Barcelonën dhe shihet favorit, por mbetet për t’u zgjidhur kontrata që ai ka me tulipanët, ndonëse Barcelona ka marrëdhënie të shkëlqyera me holandezët.

Opsion tjetër është ai i argjentinasit Marcelo Gallardo, i cili gjatë këtyre viteve të fundit ka udhëhequr River Plate, drejt sukseseve të mëdha sidomos në Copa Libertadores.

E sigurt është se Valvderde, vetëm në rast të ndonjë mrekullie mund të mbetet më tej trajneri i Barcelonës. /NOA.al