Transmetuar më 06-11-2019, 18:29

Pas takimit me të rinjtë në Shkodër, kryedemokrati Lulzim Basha tha se shumë shpejt vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale.

Për gazetarët, Basha tha Bashkia e Shkodrës është i vetmi institucion legjitim me kryetar të ligjshëm.

“Shumë shpejt vendi do shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore”, tha Basha, duke shtuar se edhe socialistët janë të mërzitur nga kjo qeveri me kandidatë të kriminalizuar.

Më herët, kreu demokrat tha se vendi ka nevojë për ndryshim që të largojë qeverinë e kriminalizuar. /k.k/noa.al/