Transmetuar më 06-11-2019, 19:49

Një person ka mbetur i plagosur rëndë në Bogovë të Beratit, pasi kamioni me të cilin po transportonte pllaka guri u përmbys.

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa i plagosuri Fatjon Rama është transportuar në Spitalin e Traumës.

35-vjeçari ka marrë plagë të rënda në trup, dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Prej disa muajsh është bllokuar aktiviteti i nxjerrjes së gurëve në Malin e Tomorrit, dhe pronarët e firmave punojnë fshehur.

Këta të fundit shpesh kanë dalë edhe në protestë, pasi kanë fituar betejën edhe në Gjykatën e Administrative të Apelit. /k.k/noa.al/