Transmetuar më 06-11-2019, 20:37

Sonte do të luhen ndeshjet e radhës për grupet e Champions League. Edhe pse në fillim u duk i lehtë kalimi i fazës së grupeve, nuk rezultoi e tillë për Realin e Madridit.

Spanjollët presin sonte turqit e Gallatasarait, në një takim ku fitorja është detyrim.

Në grupin A, PSG e ka siguruar kalimin për në raundin tjetër.

Leverkusen Atletiko Madrid është një tjetër takim interesant, me spanjollët që nuk e kanë siguruar kualifikimin për më tej. /k.k/noa.al/