Transmetuar më 06-11-2019, 21:07

Një histori frymëzuese vjen nga Italia, ku një burrë birësoi një vajzë me sindromën "Down" pasi 20 familje e kishin refuzuar më parë.

Vajza rezultoi të ishte me fat duke përfunduar në duart e “babait”, i cili e trajton me mjaft dashuri.

Ligjet e birësimit janë shumë të rrepta në Itali, dhe shumë rrallë u jepen fëmijë prindërve beqarë, sidomos  kur ai është homoseksual.

Sidoqoftë, ata bënë një përjashtim në rastin e Lucës.  Gjatë një interviste në radio, Trapanese shpjegoi se çështja e tij është e veçantë, sepse “shkatërron stereotipet për atësinë, fenë dhe familjen”.

Luca e adoptoi Albën, kur ajo ishte vetëm 13 ditë dhe tashmë ishte kaluar nga 20 familje për shkak të gjendjes së saj. /k.k/noa.al/