Transmetuar më 06-11-2019, 22:04

Historia e të miturit shqiptar Alvin Berisha, i cili ndodhet i vetëm në kampin në Siri, preku zemrat e miliona njerëzve.

Çështja e 11-vjeçarit që të largohet nga kampi i ISIS në Siri dhe të bashkohet me babin, ende nuk ëka marrë zgjidhje.

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ka ndarë me ndjekësit shqëtësimin për faktin se ende nuk është bërë asgjë në lidhje me rastin e Alvinit, ndërsa akuzon qeverinë se kjo e fundit nuk interesohet.

“Alvini per narkoshtetin nuk ekziston! Vetem bota interesohet per ate! Sb”, shkruan Berisha, ndërsa ka postuar edhe një foto me një mesazh të një qytetari ku shihet kulla Pirelli në Milano që ka ndezur dritat dhe mban në fasadën e saj mbishkrimin “Free Alvin” (Lironi Alvinin).

Ishte emisioni investigativ italian “Le Iene”, që publikoi historinë e familjes së ndarë shqiptare, dhe që gjeti në kampin sirian vogëlushin Alvin, i cili kërkonte të largohej prej aty./a.k/noa.al/