Transmetuar më 06-11-2019, 22:24

Beqo Brahimi ishte në kërkim për kultivim kanabisi dhe për rezistencë me armë ndaj policisë gjatë aksionit që RENEA zhvilloi në Lazarat në vitin 2014 ku mbeti i vrarë efektivi Ibrahim Basha

Shkëmbimi i informacionit mes Interpol Tirana dhe Policisë Belge çon në pranga një 30 vjeçar të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. I riu Beqo Brahimi ra në kurth policor pasi u kap teksa futej në tokën shqiptare me letra false.

Në orët e mbrëmjes, Policia Kufitare e Rinasit, pas informacionit të marrë nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana, se një i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve po vinte me avion nga Belgjika për në Rinas dhe aty mund të prezantohej me dokumente të falsifikuara, menjëherë në momentin e zbritjes nga avioni bëri arrestimin e shtetasit shqiptar Beqo Brahimi, 30 vjeç, lindur në Gjirokastër.

Policia tha zyrtarisht se ky shtetas ishte shpallur në kërkim në bazë të Vendimit Penal nr.269 dt.05.06.2015, të Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, e cila kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu po për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Beqo Brahimi ishte në kërkim për kultivim kanabisi dhe për rezistencë me armë ndaj policisë gjatë aksionit që RENEA zhvilloi në Lazarat në vitin 2014 ku mbeti i vrarë efektivi Ibrahim Basha.

Brahimi u dënua në mungesë me 8 vite burg, ndërkohë që i gjithë ‘grupi i zjarrit’ që përbëhej nga pesë anëtarë u dënuarn nga Gjykata e Krimeve të Rënda me një total prej 52 vitesh burg.

Çfarë ndodhi në Lazarat në vitin 2015

Në datë 24.06.2015, në fshatin Lazarat të rrethit Gjirokastër, RENEA dhe forca të shumta policie zbarkuan në Lazarat një ditë pasi në këtë zonë ishte raportuar për të shtëna armësh, por u përballën me kallashin e vendasve.

Ishte Ruhan Hiraj bashkë me 10 ose 15 persona të tjerë qëlluan me artileri të rëndë, snajperë e automatikë nga pjesa e sipërme e fshatit, duke hapur zjarr mbi efektivët.

Këta të fundit u përgjigjën por si pasojë e të shtënave, efektivi i RENEA, Ibrahim Basha mbeti i vdekur brenda në automjetin e policisë, ndërsa dy të tjerë, Jetmir Isaj dhe Perlat Hamitaj mbetën të plagosur.

Hiraj u deportua nga SHBA më datë 10 korrik të këtij viti. 22-vjeçari. Dyshohet se Hiraj mori pjesë në vrasjen e efektivit më 26 qershor 2015 gjatë një aksioni të forcave RENEA në Lazarat.