Transmetuar më 07-11-2019, 08:11

Balerina Klaudia Pepa, është një prej më të talentuarave që ka nxjerrë vendi ynë.

Pas pjesëmarrjes në spektaklin ‘Amici’, ajo vijoi të qëndrojë në Itali, ku u përfshi në disa projekte televizive, ndonëse prej disa kohësh nuk e kemi parë.

Por këtë të mërkurë ajo ka bërë me dije se së shpejti do të jetë pjesë e një programi të ri televiziv në shtetin fqinj.

Duke publikuar një fotografi të saj me në sfond zjarrin, ajo shkruan, “Muaji nëntor është muaji i zjarrit për mua, së shpejti do ju tregoj se në cilin program televiziv do më shihni”.

Por pavarësisht kësaj, balerina nuk ka preferuar që ta zbulojë emrin e televizionit. /a.y/noa.al/