Vajza 18 vjeçe rrezikon jetën prej cigares elektronike, tregon kalvarin e saj
Transmetuar më 07-11-2019, 08:28

“Rreth dy vite më parë nisa të kisha probleme të tmerrshme me të vjellat, shoqëruar me pamundësi për të ngrënë, fjetur dhe jetuar normalisht”.

Nis kështu postimi në Instagram i Simah Herman, një vajze 18-vjeçare amerikane nga New York, e cila rrezikoi seriozisht jetën për shkak të cigareve elektronike.

“Dy javë më parë nisa të kisha vështirësi në frymëmarrje dhe brenda 48 orësh mushkëritë e mia u dorëzuan, aq sa mjekët më intubuan. Gjithçka për shkak të cigares elektronike”, tregon e reja.

Tashmë Simah ka dalë nga faza kritike dhe ka vendosur që ta tregojë historinë e saj publikisht dhe të ndërmarrë një fushatë sensibilizimi kundër e-cig.

Simah u përball me një insufiçencë në mushkëri, e cila për pak sa nuk e vrau, ndërsa përfundoi në koma farmacologjike. E reja tregon se ka pirë çdo ditë cigare elektronike si një alternativë më të shëndetshme nga cigarja normale, por sipas saj kjo gjë i rezultoi e rrezikshme, shkruan noa.al.

“Isha me fat, doktorët nuk mendonin se do ia dilja. Nuk është e lehtë të heqësh dorë, nikotina është një substancë kimike shumë e fuqishme, por sa më shumë e përdorni, aq më shumë rrezikoni që të përfundoni si unë. Kështu që veproni, mos lejoni që tymi t’iu vrasjë. Merrni jetën në duart tuaja dhe hiqni dorë, nuk ia vlen”, thotë e reja në apelin e saj. /a.y/noa.al/

Loading...
Loading...