Transmetuar më 07-11-2019, 08:45
Foto ilustruese

Një operacion i policisë së Durrësit i koduar “Stacioni”, ka zbuluar tetë raste të vjedhjeve të biçikletave si dhe të një zyre, duke vënë në pranga një person.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, efektivët e policisë kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Stacioni”, duke bërë të mundur dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal në fushën e vjedhjes së pronës.

Në kuadër të këtij operacioni, pasditen e së mërkurës u bë ndalimi i D. Sh., 40 vjeç, banues në lagjen Nr. 6 Durrës.

Nga veprimet hetimore rezulton se 40-vjeçari është autor i dyshuar i një sërë vjedhjeve të biçikletave dhe të një zyre, të ndodhura gjatë muajve të fundit, në qytetin e Durrësit dhe konkretisht:

-Më datë 11 shtator, në lagjen Nr. 1, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën në banesën e shtetasit A. H.

-Më datë 20 shtator, në lagjen Nr. 10, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit Q. T.

-Më datë 20 shtator, në lagjen Nr. 11, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit R. Ll.

-Më datë 4 tetor, në lagjen Nr. 14, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikleten e shtetasit S. B.

-Më datë 6 tetor, në lagjen Nr. 4, Durrës, dyshohet se ka vjedhur banesen e shtetasit F. A., ku ka marrë disa vegla pune dhe një biçikletë me vlerë 50 000 lekë.

-Më datë 28 korrik, në lagjen Nr. 6, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikleten e shtetasit A. C.

-Më datë 14 gusht, në lagjen Nr. 3, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit I. V.

I ndaluari dyshohet se është autor i vjedhjes së zyrës së veteranëve, ndodhur në datën 13 shtator 2017, në lagjen Nr. 2, Durrës, ku ka vjedhur dhe më pas i ka shitur orenditë dhe dritaret e kësaj zyre.

Aktualisht vijon puna për zbardhjen e ngjarjeve të tjera ku mund të jetë përfshirë i dyshuari, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al/