Konfirmohet! Alvin Berisha del nga kampi sirian
Transmetuar më 07-11-2019, 09:30

Më në fund është konfirmuar, vogëlushi shqiptar Alvin Berisha, i cili prej kohësh qëndronte në një kamp në Siri, është liruar.

Mëngjesin e sotëm është publikuar një fotografi e tij, i cili shihet i buzëqeshur dhe me kapele në kokë.

Mësohet se aktualisht ai ndodhet në Damask të Sirisë, në pritje të bashkimit me të atin në Itali.

Lajmi është konfirmuar edhe nga i ati në media, i cili tha se bashkimi do të ndodhë në Itali, ku autoritetet do i dorëzojnë të birin.

Në operacionin e shpëtimit kanë marrë pjesë Kryqi i Kuq ndërkombëtar, Gjysmë hëna e kuqe siriane, si dhe autoritetet italiane dhe ato shqiptare.

Alvin Berishës, mbahej në kampin e Al Hol në Siri, pasi u mor nga e ëma e cila u martua me një tjetër, pas largimit nga babai i 11-vjeçarit.

Teksa i shoqi Afrim Berisha punonte, ndërkohë që kishin emigruar në Itali, ajo ishte shtëpiake dhe nëpërmjet internetit vendosi kontakte me imamë në Prishtinë dhe Shkup mes tyre edhe me luftëtarë të ISIS, deri kur në dhjetor të vitit 2014, u largua bashkë me djalin vjeçar nga Italia për në Siri.

Ajo fillimisht shkoi në Turqi pas një udhëtimi me avion dhe nga andej në Siri, ku ndryshoi identitetin dhe mori emrin Yushra. Në Siri ajo u martua me një xhihadist shqiptar dhe u bë edhe me një djalë. Mirëpo gruaja humbi jetën si pasojë e një shpërthimi bashkë me të shoqin dhe djalin e tyre, ndërsa Alvini mbeti i plagosur rëndë dhe u mbajt për muaj me radhë në kampin e Al Hol në Siri. /a.y/noa.al/

Loading...
Loading...