Transmetuar më 07-11-2019, 09:47
Foto ilustruese

Një banakier në Durrës është vënë në prangat e policisë pasi në vendin e tij të punës, bënte edhe një të dytë, ilegale.

51-vjeçari R.P.,  banues në Durrës, u arrestua në lokalin ku punonte, pasditen e kësaj të mërkure.

Kjo pas informacioneve se puna e banakierit ishte kamuflim dhe se ai shpërndante kokainë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin ku 51-vjeçari punonte si banakier, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 doza me lëndë narkotike, të llojit kokainë.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al/