Transmetuar më 07-11-2019, 10:04

Një vajzë vetëm 17 vjeçe ra pre e një përdhunimi të dhunshëm nga katër djem. Si të mos mjaftonte dhuna e pësuar, Jhoselin Monica Calani gjeti vdekjen dy javë pas agresionit të tmerrshëm që pësoi në qytetin e Oruro, në Bolivi.

Duket se adoleshentja e kishte kaluar ditën jashtë me disa miq dhe se kishte pirë, ku pas koktejlit të dytë kishte humbur ndjenjat.

Kur u zgjua nuk mbante mend asgjë nga ajo që kishte ndodhur, kishte dhimbje të tmerrshme dhe i dhimbte gjithë trupi. Kur doli nga ambienti ku kishte kaluar ditën, gjendja e saj ishte aq e rëndë, sa që disa kalimtarë u detyruan që ta dërgojnë në spital.

17-vjeçarja u operua me urgjencë, por dëmtimet e pësuara ishin shumë të rënda. Mjekët bënë denoncimin e përdhunimit, duke bërë që policia të arrestojë katër djem me moshë 16 dhe 17-vjeçare, që të gjithë shokë të saj.

Duket se të rinjtë e kishin dehur qëllimisht për të abuzuar me të. Po ashtu ata kishin konsumuar drogë para përdhumit, ndërkohë që tani rrezikojnë deri në 30 vite burg. Ndërkohë adoleshentja gjeti vdekjen gjatë kësaj të hëne. /a.y/noa.al/