Transmetuar më 07-11-2019, 10:48
Foto ilustruese

“Egnatia” u kodua një operacion i policisë së Tiranës, i cili vuri në pranga një person të dyshuar për katër vjedhje.

Pas hetimeve intensive efektivët e komisariatit Nr.1, bënë arrestimin e G. T., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera dhe informacionet e siguruara nga uniformat blu, u zbuluan katër vjdhjet e mëposhtme:

-Më 6 nëntor, në rrugën “Ali Shefqeti”, në banesë, i ka vjedhur aparatin celular shtetasit I. A.

-Më 29 tetor, në rrugën “Shaban Baxhaku”, ka vjedhur në banesën e shtetasit A. P.

-Më 2 tetor, në rrugën “Dhimitër Kamarda”, ka vjedhur në banesën e shtetasit H. Z.

-Më 2 nëntor, në rrugën “Leandro Zoto”, ka vjedhur në banesën e shtetases Xh. Z.

Të dyshuarit i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: orë dore, dy varëse, dy çanta dore femrash, të vjedhura në banesa dhe pinca, kaçavidë, çekan e një çelës anglez, të cilat dyshohet se i përdorte për hapjen e banesave.

Hetimet janë në vijim ndaj të dyshuarit, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Vjedhja”. /a.y/noa.al/