Zgjedhjet në Kosovë/ Dalin rezultatet, Vetëvendosja siguron 32 deputetë, LDK-ja 29
Transmetuar më 07-11-2019, 10:55

Më në fund në Kosovë, ka përfunduar procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura një muaj më parë. Sipas Kominsionit Qëndror të Zgjedhjeve, vonesat kanë ardhur për shkak të ankesave të shumta të subjekteve politike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve, të cilat nxorën fituese lëvizjen Vetëvendosje ndërsa koalicioni NISMA-AKR-PD nuk ka kaluar pragun zgjedhor prej pesë për qindësh.

Në faqen zyrtare të KQZ-së, janë publikuar emrat dhe numri i votave që ka marrë secili kandidat për deputet.

Sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 26.159 % të votave  të konvertuara në 32 deputetë, ndërsa LDK-ja 29, pastaj Partia Demokratike me 25 deputetë dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate me 14 deputetë.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka shpallur rezultatin e zgjedhjeve, ku fillimisht ka treguar statistikat e përgjithshme. “Janë statistikat e përgjithshme numri i votueseve të regjisturar ka qenë një 1 milion e 961 mijë votues. Numri i votuesve që kanë numëruar jashtë vendvotimeve është mbi 50 mijë dhe pjesmarrja në votime është 44.72%. numri i pranuar i fletëvotimeve të vlefshme është 844.121 fletëvotime, të pavlefshme 25.485 fletëvotime”, ka thënë ajo.

E njëjta ka treguar edhe rezultatet e subjekteve politike. “Rezultatet sipas subjekteve politike janë Lëvizja Vetëvendosje ka fituar gjithsej 220.811 vota apo 26.29%, LDK 206.458 apo 24.458%, PDK ka 178.645 apo 21.163%. AAK-PSD ka 96.883 vota 11.477%, Lista Serbe 57.015 vota apo 6.74%, Nisma-AKR-PD 42.072 vota apo 4.984%”, tha Daka./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...