Moderatorja shqiptare tregon pse ka frikë nga lindja natyrale
Transmetuar më 07-11-2019, 11:00

Moderatorja e njohur Brunilda Lahe është shtatzënë për herë të parë dhe pritet të sjellë në jetë një vajzë.

Ajo ishte e ftuar ktë të mërkurë në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun, ku rrëfeu se si po i përjeton ditët e saj të shtatzënisë.

Brunilda ka treguar se ka frikë të lindë në mënyrë natyrale dhe për këtë e ka një arsye të fortë.

“Unë jam tek ai grupi i mamave që kanë shumë frikë ta lindin vetë. E tepruar është ta thotë një ish studente e psikologjisë, gati fobi, por unë e kam të tillë lindjen.

Kur kam qenë e vogël, gjyshja ime të cilën e kam dashur shumë më ka marrë në varreza dhe krah personit të dashur që ne shkuam, aty ishte një nënë që kishte humbur jetën teksa lindte fëmijën dhe mua më ka ngelur në mendje ky kujtim”, ka shpjeguar Brunilda Lahe.

Loading...
Loading...