Transmetuar më 07-11-2019, 11:12

“Gëzim dhe pritje për të voglin Alvin Berishën, 11-vjeçari shqiptar, lindur në Itali, banues në Barzago, në provincën Lecco që u rrëmbye në Itali 5 vjet më parë nga nëna e tij e cila iu bashkua ISIS dhe mbeti jetim pasi e ëma vdiq në kampin e refugjatëve, që është ndër kampet me më shumë njerëz dhe me më shumë rrezik në Siri.

Djali u lirua nga kamp Al Hol para disa orësh, falë korridorit humanitar nga Kryqi i Kuq me Gjysmëhënën e Kuqe (homologët arab) dhe një operacioni bashkëpunimi ndërkombëtar i drejtuar nga policia dhe me pjesëmarrjen e autoriteteve shqiptare, shkruajnë mediat italiane.

Alvin është gati duke dalë nga kufiri midis Sirisë dhe Libanit. Në orët e ardhshme djali do të fluturojë më avionin që që do ta çojë atë në Roma nga Beiruti dhe Libani.

Një operacion i paprecedentë, e quajnë mediat italiane nxjerrjen dhe shpëtimin nga kampi sirian i vogëlushit shqiptar Alvin Berisha.

“Një operacion i paprecedentë sepse një fëmijë nuk ishte liruar kurrë nga një kamp i refugjatëve sirianë që nga fillimi i luftës. Vogëlushi Alvin Berisha, 11 vjeç, më në fund mund të kthehet në Itali dhe të largohet nga kampi i refugjatëve Al Hol në Siri, ku u detyrua të jetonte prej muajsh”, shkruan repubblica./b.l/noa.al/