Transmetuar më 07-11-2019, 11:16

Arrestohen tre perona të dyshuar për grabitjen e kasafortës me para në Postën e Krujës, në orët e para të mëngjesit të 4 tetorit.

Të ndaluarit dyshohet se janë autorët e vjedhjes, ku u mor një shumë e konsiderueshme parash.

Si të dyshuar për ngjarjen u arrestua gjatë së hënës roja private i Postës, i akuzuar për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”.

Kjo pasi 51-vjeçari Besnik Parruca, banues në Durrës, nuk njoftoi policinë për vjedhjen me thyerje të kasafortës së Postës së Krujës.

Mësohet se nga aty grabitësit kanë arritur të marrin 11 milionë lekë të reja dhe disa para në valutë të huaj duke u zhdukur pa gjurmë. Parruca gjatë marrjes në pyetje nga policia ka thënë se nuk ka bërë denoncim, pasi është kërcënuar me jetë nga grabitësit.

Sakaq po për të njëjtën ngjarje është shpallur në kërkim për “Shpërdorim detyre” edhe specialisti i sallës së rojeve private, S. T., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet gjithashtu se ka shpërdoruar detyrën duke mos njoftuar Policinë e Shtetit. /a.y/noa.al/